Zbulohet “kryeplaku” i “Ferma VIP” – një emër që askush nuk e priste...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Ditët e fundit kanë qarkulluar shumë spekulime në rrjet se roli i “Kryeplakut” në sezonin e tretë të “Ferma VIP” do t’i besohej këngëtarit Luiz Ejlli. Megjithatë, këto aludime janë hedhur poshtë nga regjisori i formatit, Eduart Grishaj, i cili ka zbuluar një ndryshim të rëndësishëm në konceptin e programit.

Sipas tij, këtë herë nuk do të ketë një figurë të veçantë brenda fermës që të mbajë rolin e kryeplakut, ndryshe nga dy edicionet e kaluara. Ky funksion është rikonceptuar dhe do të realizohet në një mënyrë krejt ndryshe.

Gjatë prezantimit të risive dhe ndarjes së roleve në program, Grishaj bëri të ditur se përgjegjësitë e këtij pozicioni do t’i kalojnë moderatores Arbana Osmani. Ai theksoi se ndërkohë që Ermal Mamaqi do të sjellë humorin, Einxhel Shkira analizën e showbiz-it dhe Armina Mevlani eksperiencën e saj, rolin e “kryeplakut” do ta mbajë Arbana, por nga studioja.

Kjo do të thotë se drejtimi dhe menaxhimi i dinamikave të fermerëve do të bëhet në distancë, duke eliminuar modelin tradicional të një kryeplaku fizik brenda fermës.