Arbana Osmani qëndron në “Ferma VIP”, por vjen ndryshimi i madh! Ja kur pritet të nisë sezoni i ri...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Arbana Osmani pritet të rikthehet sërish në krye të “Ferma VIP”, duke vijuar bashkëpunimin me formatin edhe në sezonin e ardhshëm.

Por këtë herë, ndryshimi i madh nuk pritet të jetë në moderim, por në kohën e transmetimit.

Tre sezonet e para të “Ferma VIP” kanë nisur në pranverë, zakonisht rreth muajit mars. Për edicionin e ardhshëm, megjithatë, duket se planet janë krejt ndryshe.

Sipas informacioneve që qarkullojnë, “Ferma VIP” mund të rikthehet që në muajin nëntor, duke kaluar kështu nga programacioni tradicional i pranverës në një sezon vjeshtë-dimër.

Ndërkohë, Arbana Osmani pritet të vijojë të jetë moderatorja e spektaklit. Ky zhvillim do t’u jepte fund edhe dyshimeve të ngritura pas finales së sezonit të tretë, kur një postim i saj shkaktoi spekulime se mund të largohej nga formati.

Në atë kohë, Arbana e kishte përshkruar eksperiencën në “Ferma VIP” si “një kujtim shumë të bukur”, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretonin si një lamtumirë të mundshme.

Nëse planet për premierën në nëntor konkretizohen, atëherë sezoni i ardhshëm do të sjellë një nga ndryshimet më të mëdha në historinë e formatit.

Megjithatë, data zyrtare e premierës ende nuk është konfirmuar, ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë surprizash të tjera do të sjellë “Ferma VIP” në sezonin e ri.