Mbrëmjen e së hënës u mbajt finalja e edicionit të tretë të spektaklit “Ferma VIP”, ku pas një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida, fituese u shpall shkrimtarja dhe poetja Mimoza Ahmeti.
Menjëherë pas finales, u organizua edhe festa përmbyllëse e sezonit, ku u mblodh i gjithë stafi, ish-konkurrentët dhe ekipi realizues për të festuar përfundimin e programit.

Megjithatë, vëmendjen e mori një mungesë e rëndësishme: moderatorja e spektaklit Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në festë.
Kjo mungesë e papritur ka ngritur shumë pikëpyetje mes të pranishmëve dhe në rrjetet sociale, pasi dyshja konsiderohet pjesë kyçe e projektit.
Sipas burimeve të pranishme në festë, mungesa e tyre ka qenë e papritur edhe për vetë organizatorët.
“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur një nga të ftuarit për “Prive By Liberta Spahiu”.
Ndërkohë, në rrjet kanë nisur aludimet nëse kjo mungesë lidhet me angazhime të tjera profesionale apo me një distancim të mundshëm nga formati.
Raportohet gjithashtu se Arbana Osmani nuk do të jetë më pjesë as e emisionit përmbledhës “Post Ferma”, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për të ardhmen e saj në këtë projekt.
Për momentin, nuk ka një reagim zyrtar nga asnjë prej tyre, ndërsa situata mbetet e paqartë dhe pritet të marrë përgjigje në ditët në vijim.




