VIDEO/ Gafa në finalen e “Ferma VIP”/ Moza korrigjon produksionin: “Kjo nuk është vepra ime”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Finalja e “Ferma VIP 3” përfundoi me shpalljen e Mimoza Ahmetit si fituese e këtij edicioni, por një moment i papritur gjatë spektaklit ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

Para shpalljes së fitueses, produksioni kishte përgatitur një surprizë artistike për Mimozën, ku në fermë u shfaqën tre figura të njohura të skenës shqiptare, Rajmonda Bulku, Arben Derhemi dhe Ndriçim Xhepa.

Ata interpretuan një pjesë që u prezantua si një krijim i Mimoza Ahmetit, me synimin për të nderuar karrierën dhe krijimtarinë e saj.

Por menjëherë pas performancës, vetë Mimoza bëri një sqarim që ndryshoi situatën. Ajo deklaroi se materiali i interpretuar nuk ishte një vepër e saj.

Momentin e bëri edhe më të veçantë fakti se artistët e ftuar shpjeguan se përzgjedhja e materialit nuk ishte bërë prej tyre, por nga produksioni.

Pavarësisht kësaj, Mimoza e priti situatën me qetësi dhe humor, duke lënë të kuptohet se ngatërrime të tilla mund të ndodhin, sidomos kur qarkullojnë materiale të pasakta online.

Megjithatë, episodi ka shkaktuar diskutime në rrjet, pasi shumë ndjekës e konsideruan një gafë të rëndësishme pikërisht në një natë që duhej t’i kushtohej figurës së fitueses.