Moza flet hapur për raportin me Adin: “Ai është këtu në zemër” - Fermerët hedhin dyshime për ndjenja...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Raporti mes Mimoza Ahmetit dhe Adit vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në “Ferma VIP”, sidomos pas largimit të këtij të fundit nga formati.

Gjatë ditëve të fundit, poetja është parë shpesh duke bërë dedikime për Adin, ndërsa një moment që tërhoqi veçanërisht vëmendjen ishte kur ajo u shfaq e veshur me bluzën e tij. Moza tregoi se e kishte mbajtur të fshehur gjatë kohës që ai ndodhej në fermë dhe vendosi ta veshë vetëm pas daljes së tij, si një mënyrë për ta ndjerë më pranë.

Këto veprime kanë shtuar dyshimet mes fermerëve, të cilët mendojnë se ndjenjat e Mozës mund të jenë më shumë sesa thjesht miqësi.

E pyetur drejtpërdrejt për raportin me Adin dhe aludimet për një pëlqim romantik, poetja reagoi pa komplekse dhe me qetësinë që e karakterizon.

“Çfarë të keqe ka? Bukur është. Unë e vlerësoj nga ana juaj që keni bërë këtë klip si një kujtim të bukur. Më mungon dhe ka thënë se Moza Ahmeti është dashuria ime. Ai është këtu në zemër. Unë eci në aura të çuditshme,” – u shpreh ajo.

Deklarata e saj ka ndezur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku publiku vazhdon të diskutojë natyrën e raportit mes tyre dhe mënyrën spontane me të cilën Moza zgjedh të shprehë emocionet.