Moment i sikletshëm në studio! Publiku “habit” Olën sapo u eliminua nga “Ferma VIP”...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Eliminimi i Fabjola Elezajt (Ola) nga “Ferma VIP” ishte një nga momentet më të forta të mbrëmjes, por ajo që mori edhe më shumë vëmendje ishte reagimi i papritur i publikut në studio.

Sapo ish-banorja mbërriti në skenë pas televotimit që vendosi largimin e saj, ndodhi diçka që rrallë është parë këtë sezon: salla pothuajse nuk reagoi fare.

Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, vihet re se munguan duartrokitjet dhe entuziazmi që zakonisht shoqërojnë hyrjen e konkurrentëve të eliminuar në studio.

Edhe pse moderatorja Arbana Osmani e priti normalisht dhe me përqafim, atmosfera në sallë mbeti e ftohtë dhe heshtja e publikut u bë menjëherë temë diskutimi online.

Ky reagim duket se pasqyroi qartë mënyrën si një pjesë e madhe e publikut e ka perceptuar Olën pas incidenteve dhe debateve të fundit brenda fermës.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë ndjekës e komentuan momentin si një nga situatat më të sikletshme të këtij sezoni të “Ferma VIP”.