Vetëm pak javë pas përfundimit të eksperiencës së tij si finalist në Big Brother VIP Albania, Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i grupit West Side Family, është kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Shkak janë bërë aludimet e forta se ai mund t’i bashkohet shumë shpejt kastit të “Ferma VIP 3”, ndërsa rrjeti po zien nga komentet dhe teoritë.
Gjithçka nisi pas një postimi të Ermal Mamaqi në Instagram, ku ai publikoi një foto krah Mirit dhe shkroi: “Si mendoni, ku do ishte Miri më i miri?”
Kjo pyetje ka mjaftuar që ndjekësit të shpërthejnë në komente, me shumë prej tyre që besojnë se bëhet fjalë për një hyrje të mundshme të këngëtarit në reality show.
Spekulimet janë shtuar edhe më shumë për shkak të situatave të forta që po ndodhin aktualisht në fermë, duke bërë që publiku të presë hyrje të reja dhe dinamika të tjera në spektakël.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një paralajmërim të vërtetë apo thjesht për një batutë mes Ermalit dhe Mirit.




