Luana Vjollca “distancohet” nga Ferma VIP? Detaji që po bën xhiron e rrjetit pas dramave të fundit...

Luana Vjollca “distancohet” nga Ferma VIP? Detaji që po bën xhiron e rrjetit pas dramave të fundit...

Teksa vëmendja e publikut mbetet e fokusuar te debatet dhe tensionet në “Ferma VIP”, një tjetër zhvillim jashtë spektaklit ka ndezur reagime në rrjetet sociale.

Këtë herë në qendër të diskutimeve është Luana Vjollca, ish-moderatorja e sezonit të dytë të formatit.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, vihet re se Luana nuk ndjek më në Instagram faqen zyrtare të “Ferma VIP”, një detaj që është interpretuar nga ndjekësit si një reagim i mundshëm pas zhvillimeve të fundit në spektakël.

Ky sezon i reality show-t drejtohet nga Arbana Osmani, ndërsa ndryshimi në listën e ndjekjeve të Luanës ka ngritur menjëherë aludime dhe komente të shumta në rrjet.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse ky veprim është bërë së fundmi si një “mesazh i heshtur” pas dramave të fundit, apo nëse Luana e kishte ndërmarrë këtë hap që në momentin kur nuk ishte më pjesë e moderimit të formatit.

Ndërkohë, rrjeti vijon të spekulojë mbi raportin e saj me produksionin dhe zhvillimet që po ndodhin aktualisht në “Ferma VIP”.