Një tjetër episod tensioni i fortë është regjistruar në Ferma VIP, këtë herë jo gjatë transmetimit direkt, por gjatë pauzës publicitare.
Sipas pamjeve të publikuara, Adion Puka ka vijuar debatin me Mimoza Ahmetin, duke përdorur gjuhë denigruese, çka ka shtuar më tej përplasjet mes tyre.
“Zhduku, pasha qit nanë, pasha krejt, nuk kam me ndërru mendje për ty, kuçkë plakë”.
Ngjarja ka ndodhur jashtë transmetimit live, por videoja e shpërndarë ka bërë që situata të marrë jehonë të madhe në rrjet, duke nxitur reagime të shumta nga publiku.
Ky incident është vetëm një nga episodet e fundit në një seri konfliktesh mes dy konkurrentëve, ndërsa shumë ndjekës po kërkojnë masa disiplinore nga produksioni për sjelljen e tyre.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo situatë do të reflektohet në vendime zyrtare, në një moment kur tensionet në fermë janë në kulm.




