Gjatë hapjes së edicionit të tretë të “Ferma VIP”, moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar një nga detajet më të rëndësishme të këtij sezoni: çmimin e madh për fituesin.
Ndryshe nga sezonet e kaluara, ku shpërblimi ishte 100 mijë euro, këtë vit produksioni ka vendosur ta dyfishojë atë. Fituesi i këtij edicioni do të marrë plot 200 mijë euro në fund të garës.
Kjo rritje e ndjeshme e çmimit pritet të sjellë një konkurrencë më të fortë mes pjesëmarrësve dhe dinamika më intensive gjatë rrugëtimit të tyre në fermë.
Edicioni i tretë i “Ferma VIP” ka nisur me 24 personazhe të njohur, të cilët do të qëndrojnë për rreth 100 ditë nën vëzhgimin e kamerave, duke u përballur me sfida të ndryshme dhe një jetë krejtësisht ndryshe nga ajo që janë mësuar.




