Jetmir Salaj del në mbrojtje të Mimoza Ahmetit: “Po e paragjykojnë padrejtësisht”

Jetmir Salaj del në mbrojtje të Mimoza Ahmetit: “Po e paragjykojnë padrejtësisht”

Debatet e fundit në “Ferma VIP” kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, sidomos pas aludimeve të bëra gjatë spektaklit “Prime” për raportin mes Mimoza Ahmetit dhe ish-konkurrentit Adion Puka.

Gjatë emisionit, moderatorja Arbana Osmani dhe opinionistët diskutuan mundësinë që poetja e njohur të kishte një pëlqim më shumë sesa miqësor për Adionin, gjë që nxiti menjëherë komente të shumta nga publiku.

Mes reagimeve më të forta ishte ai i ish-fituesit të “Big Brother”, Jetmir Salaj, i cili kritikoi hapur mënyrën se si po trajtohej kjo situatë në studio dhe në media.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai u shpreh i revoltuar ndaj komenteve dhe interpretimeve që po bëhen për Mimoza Ahmetin, duke i cilësuar ato si paragjykuese dhe të pavenda.

“Një turmë injorantësh që trillojnë dhe japin definicione për jetën e një gruaje 63-vjeçare,” – shkroi ai, duke iu referuar diskutimeve të zhvilluara në Prime.

Jetmir Salaj via Instagram Story

Në një tjetër postim, Jetmiri vlerësoi figurën dhe personalitetin e poetes, duke theksuar se liria dhe mënyra autentike e të jetuarit të saj vazhdojnë të sfidojnë mentalitete të ngurta.

Jetmir Salaj via Instagram Story

Reagimi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ndërsa ndjekësit kanë ndarë mendime të ndryshme mbi debatin që ka përfshirë së fundmi Mimoza Ahmetin.