“Janë futur substanca në BBVA nëpërmjet rrobave?” – Deklarata e Ermal Mamaqit trazoi...

“Janë futur substanca në BBVA nëpërmjet rrobave?” – Deklarata e Ermal Mamaqit trazoi...

Një moment i fortë dhe mjaft i komentuar ndodhi gjatë spektaklit “Prime” në “Ferma VIP”, ku në studio u hodhën dyshime serioze për prapaskenat e “Big Brother VIP Albania”.

Teksa po diskutohej për mënyrën se si reality show-t menaxhojnë kontaktet me botën jashtë dhe kontrollin e sendeve që futen për banorët, opinionisti Ermal Mamaqi bëri një deklaratë që shkaktoi menjëherë reagime.

Unë di që nëpërmjet rrobave janë futur substanca në Big Brother,” – u shpreh ai në studio, duke habitur publikun dhe të ftuarit.

Deklarata krijoi menjëherë tension dhe nuk kaloi pa reagim nga moderatorja Arbana Osmani, e cila ka drejtuar prej vitesh formatin e “Big Brother VIP Albania”.

Arbana ndërhyri menjëherë duke e kundërshtuar publikisht pretendimin e Ermalit dhe duke mohuar kategorikisht mundësinë që diçka e tillë të ndodhë brenda një produksioni me masa të rrepta sigurie.

Ajo la të kuptohet se kontrolli mbi dërgesat dhe sendet që hyjnë në format është maksimal dhe se akuza të tilla nuk qëndrojnë.

Pas këtij momenti, rrjetet sociale shpërthyen në diskutime, me ndjekësit që nisën të komentojnë dhe të aludojnë për prapaskenat e reality show-ve më të famshme në Shqipëri.