Familjarët e Mimoza Ahmetit reagojnë pas debateve në “Ferma VIP”: “Kemi kontaktuar produksionin”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Situatat e tensionuara dhe gjuha e përdorur ndaj Mimoza Ahmeti“Ferma VIP” kanë sjellë reagimin e familjarëve të saj.

Në një intervistë për “Dritare TV”, Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të shkrimtares, ka folur hapur për shqetësimin e familjes lidhur me mënyrën si po trajtohet Moza brenda formatit.

Ai theksoi se debatet dhe kundërshtitë në kuadër të lojës janë normale, por sipas tij, situata ndryshon kur preket dinjiteti personal dhe figura e saj.

“Le ta shajnë, të bëjnë sa të duan, por jo denigrimi është… ne si fis mund të të lejojmë të na vrasësh, por mos më prek në dinjitet. I kam pikë të dobët artistët,” u shpreh ai.

Krenar Ahmeti zbuloi gjithashtu se familja ka ndërmarrë hapa konkretë duke kontaktuar drejtpërdrejt produksionin e spektaklit për të shprehur shqetësimin e tyre.

Sipas tij, përgjigjja nga stafi i programit ka qenë: “Patjetër, do ta kemi parasysh.”

Instagram Reel
DYANZr0tm9F

Reagimi i familjarëve vjen në një moment kur debatet dhe tensionet në fermë kanë ndezur diskutime të shumta edhe jashtë spektaklit, sidomos për mënyrën si po menaxhohen konfliktet mes banorëve.