Zbulohet data! Ja kur nis zyrtarisht edicioni i ri i “Ferma VIP”…

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Pritjes më në fund i erdhi fundi për fansat e reality show-t Ferma VIP. Programi shumë i ndjekur nga publiku shqiptar është gati të rikthehet në ekran me sezonin e tij të tretë.

Faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka publikuar pamjet e para promocionale, duke zbuluar edhe datën e shumëpritur të nisjes së këtij edicioni të ri.

Sipas njoftimit, aventura e radhës e Ferma VIP do të startojë më 27 mars, ku personazhe të njohur do të përballen me jetën në fermë, larg luksit dhe komoditeteve të përditshme.

Ferma Vip via Instagram

“27 Mars! Ferma VIP hap dyert. Kush do të qëndrojë deri në fund?” – shkruhet në përshkrimin e postimit zyrtar, duke ndezur edhe më shumë kuriozitetin e ndjekësve.

Tashmë ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht, ndërsa publiku pret me interes të mësojë se cilët VIP-a do të bëhen pjesë e këtij sezoni dhe si do t’i përballojnë sfidat e jetës në fermë, nga punët e përditshme deri te sfidat e bujqësisë dhe blegtorisë. 🌾🐄