Vanesa “i hedh benzinë zjarrit”, pranon se puthja me Indrin nuk ishte e para në Ferma VIP...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Vanesa vazhdon të jetë një nga figurat më të përfolura dhe më të diskutuara të këtij sezoni të Ferma VIP.

Pasi konfirmoi lidhjen e saj me Indrin përmes një puthjeje që tërhoqi vëmendje të madhe, ajo ka rikthyer në fokus një moment tjetër që më herët shkaktoi reagime të forta në rrjet.

Bëhet fjalë për episodin kur, gjatë një surprize nga familja brenda formatit, Vanesa shkëmbeu një puthje në buzë me vëllain e saj, një veprim që u komentua gjerësisht dhe u kritikua nga një pjesë e publikut.

Kur situata dukej se ishte qetësuar dhe vëmendja ishte zhvendosur tek romanca e saj, Vanesa e riktheu vetë në qendër të diskutimit. Gjatë një loje-intervistë në shtëpi, Sara e provokoi duke i thënë se puthja me Indrin nuk kishte qenë e para.

Pa hezitim, Vanesa u përgjigj shkurt: “Jo”, duke lënë të kuptohet qartë se puthja e parë në fermë lidhej pikërisht me momentin e debatueshëm me vëllain e saj.

Kjo deklaratë e drejtpërdrejtë u përhap menjëherë në rrjete sociale, duke nxitur sërish reagime të shumta, diskutime dhe polemika mes ndjekësve të spektaklit.