Skandal pas skandali në finale/Moment i Armina Mevlanit për Soni Malajn bëhet viral...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Finalja e “Ferma VIP 3” është shoqëruar me diskutime të shumta edhe përtej garës, këtë herë duke përfshirë panelin e opinionistëve.

Një fragment i shkurtër nga transmetimi live ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, ku Armina Mevlani shihet në panel gjatë momentit të shpalljes së renditjes së finalistëve.

Sipas interpretimit të ndjekësve që po e shpërndajnë videon, në sfond dëgjohet një koment që i atribuohet opinionistes: “Soni duhej të kishte dalë e pesta.”

Menjëherë pas këtij momenti, Armina shihet duke vendosur dorën në fytyrë, një gjest që ka shtuar edhe më shumë diskutimet në rrjet.

Një tjetër kënd i kamerave ka fiksuar reagimin, duke bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi dhe të ngjallë reagime të ndryshme nga publiku.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga produksioni apo vetë Armina Mevlani lidhur me këtë moment të komentuar gjerësisht.