Shpërthen Gresa në “Ferma VIP” – ofendon dhe mallkon publikun për votat ndaj Mozës...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Tensionet në Ferma VIP kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Gresa është bërë qendër e reagimeve të forta për një deklaratë të saj kundër publikut.

Pas përfundimit të spektaklit, në një moment revolte dhe pakënaqësie, ajo përdori gjuhë ofenduese dhe mallkuese ndaj audiencës që mbështet Mimoza Ahmeti.

Në videon që është shpërndarë gjerësisht në rrjet, Gresa dëgjohet duke thënë:

“Hajt pra masi populli është budallë, prej Zotit ju ardhtë”, një deklaratë që ka shkaktuar indinjatë të madhe te ndjekësit e programit.

"Ferma Vip" - Vizion Plus

Ky reagim duket se lidhet drejtpërdrejt me mbështetjen e lartë që publiku po i jep Mimozës, çka ka nxitur pakënaqësi te Gresa.

Deklarata e saj është cilësuar gjerësisht si e papranueshme dhe mungesë respekti ndaj publikut, duke e kthyer këtë episod në një nga temat më të diskutuara aktualisht në rrjetet sociale dhe mediat rozë.