Një moment argëtues dhe paksa i sikletshëm është regjistruar gjatë një loje me pyetje-përgjigje në Ferma VIP, ku banorët kanë kaluar mbrëmjen me sfida të ndryshme mes tyre.
Gjatë lojës, radha i ka ardhur Vanesa, e cila ishte përballë partnerit të saj, Indri. Një nga letrat që ajo tërhoqi përmbante një pyetje provokuese, që kërkonte të dinte vendin më të pazakontë ku kishte pasur një eksperiencë intime.
E kapur në befasi dhe dukshëm në siklet përpara kamerave, Vanesa reagoi me humor, duke përmendur edhe familjarët që mund ta ndiqnin:
“O Zot, babi im po sheh ndërkohë (qesh)”.
Në fund, ajo zgjodhi një përgjigje të thjeshtë dhe të përmbajtur, duke shmangur detajet:
“S’kam bërë ndonjë gjë të çuditshme. Në dhomë, ça të them unë.”




