Momenti i puthjes mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit gjatë lojës së dasmës në “Ferma VIP” ka ngjallur shumë reagime te ndjekësit e spektaklit.
Megjithatë, duket se familjarët e Ilirit e kanë marrë me qetësi dhe humor situatën, pa e interpretuar si diçka më shumë se një pjesë e lojës dhe atmosferës së krijuar brenda fermës.
Pas transmetimit të skenës, momenti është shpërndarë edhe në rrjetet sociale përmes një postimi të përbashkët nga profilet e Mimozës dhe Ilirit.
Publikimi është shoqëruar me një frazë që ka tërhequr vëmendjen e fansave: “Dhe finalja solli pajtimin.”
Kjo ka bërë që shumë ndjekës ta shohin skenën si një moment simbolik mes dy finalistëve, pas gjithë diskutimeve dhe debateve që kanë shoqëruar rrugëtimin e tyre në “Ferma VIP”.




