“Nuk fshihen më!” – Vanesa dhe Indri konfirmojnë lidhjen me puthje dhe momente intime (video)

"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram
"Ferma Vip"/Vizion Plus via Instagram

Pas ditësh me debate, aludime dhe presion nga banorët e “Ferma VIP 3”, duket se gjithçka ka marrë një kthesë të qartë për Vanesën dhe Indrin.

Dyshja ka vendosur të mos fshihet më, duke konfirmuar publikisht ndjenjat e tyre përmes një momenti romantik që është bërë menjëherë viral.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e spektaklit në Instagram, ata shfaqen duke ndarë një puthje, duke lënë pas çdo hezitim dhe duke i dhënë fund spekulimeve që qarkullonin prej ditësh.

Instagram Reel
DXsakEcj3Ww

Ky moment është interpretuar si një “zyrtarizim” i marrëdhënies, sidomos pas deklaratave të forta që Vanesa kishte bërë më herët për ndjenjat e saj.

Reagimet në rrjet nuk kanë munguar: disa e shohin si një histori të sinqertë, ndërsa të tjerë vazhdojnë të diskutojnë rreth situatës së saj jashtë lojës.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt, Vanesa dhe Indri janë tashmë një nga çiftet më të komentuara të këtij sezoni.