Gruaja e Mirit sulmon studion e “BBV”, kritika për Ledion Liçon dhe Arbër Hajdarin!

Gruaja e Mirit sulmon studion e “BBV”, kritika për Ledion Liçon dhe Arbër Hajdarin!

Pas reagimit të saj të parë ku e cilësoi si “marrëzi” historinë e përfolur mes Mirit dhe Selinës, bashkëshortja e tij ka ndërmarrë një tjetër hap në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka drejtuar kritika ndaj produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si po trajtohet loja e Mirit në studio.

Në një postim të rishpërndarë në profilin e saj në Instagram, ajo publikoi një mesazh ku vihet në diskutim roli i opinionistëve të spektaklit. Në tekst theksohej se opinionistët duhet të japin mendime të paanshme dhe jo të mbajnë anë për banorë të caktuar, duke lënë të kuptohet se sipas saj kjo nuk po ndodh gjatë Prime-ve.

Ostpreußische Prinzessin via Instagram Story

Në postimin në fjalë vihej re edhe një simbol kryqi i kuq pranë emrave të moderatorit Ledion Liço, opinionistit Arbër Hajdari dhe faqes zyrtare të programit, duke nënkuptuar kritikë ndaj qëndrimit të tyre në studio.

Ndërkohë, një koment me tone ironike ishte bërë edhe për Monika Kryemadhi, ku në postim thuhej se ajo “ende po mendon se ku do të rrijë”.

Në fund të mesazhit të shpërndarë nga bashkëshortja e Mirit theksohej se, pavarësisht kritikave që sipas tyre vijnë nga produksioni, publiku që e ndjek programin vazhdon ta mbështesë Mirin.