“Tenxherja kapakun” / Landi Hysi i përgjigjet deklaratës së Selin...

“Tenxherja kapakun” / Landi Hysi i përgjigjet deklaratës së Selin...

Landi Hysi ka reaguar së fundmi në emisionin “Breaking”, pasi një ditë më parë u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania gjatë sfidës së mosreagimeve.

Ai sqaroi mesazhin që i drejtoi Miri Ylli, ku ndër të tjera përmendi shprehjen “çfarë tersi kam që të kam komshie”, duke theksuar se ishte një koment i përgjithshëm për banorët që qëndrojnë pranë tij në shtëpi.

Landi nuk la pa komentuar as reagimin e Selin, e cila iu drejtua me shprehjen “tenxherja kapakun”. Ai u përgjigj me ironi, duke thënë se nuk ka gjë më të mirë sesa të jesh “kapak” për “tenxheren” e Mirit, duke e lidhur këtë metaforë edhe me mbështetjen e publikut për këngëtarin.

Në fjalën e tij, ai u ndal edhe te raporti i tij me Mirin ndër vite, duke kujtuar periudhën pas ndarjes nga jeta të Dr. Flori. Landi tregoi se kishte menduar të hiqte dorë nga muzika, por ishte pikërisht Miri ai që e kishte shtyrë të vazhdonte.

Sa i përket momentit brenda shtëpisë, ai pranoi se ishte shumë i emocionuar kur e pa Mirin, aq sa nuk arriti të shprehej ashtu siç donte. Edhe pse kishte dëshirë ta përqafonte, zgjodhi të përmbahej për të mos i krijuar më shumë ngarkesë në atë situatë.