Arbër Hajdari largohet nga “BBVA 6”? Zbulohet çfarë po përflitet për karrigen e opinionistit...

Arber Hajdari via Instagram
Arber Hajdari via Instagram

Big Brother VIP Albania 6” ende nuk ka nisur, por ndryshimet e mundshme në sezonin e ri kanë nisur të diskutohen.

Një prej pikëpyetjeve kryesore lidhet me Arbër Hajdarin dhe të ardhmen e tij si opinionist. Sipas informacioneve që po qarkullojnë në rrjet, Hajdari mund të shkëputet përkohësisht nga spektakli dhe të mos jetë pjesë e panelit në edicionin e gjashtë.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Top Channel, ndaj përbërja e panelit mbetet ende e paqartë.

Arbër Hajdari ka qenë një nga figurat më jetëgjata në karrigen e opinionistit të BBVA, ndërsa në edicionin e pestë ai ishte në panel së bashku me Monika Kryemadhin.

Ndërkohë, një tjetër emër që është përmendur për BBVA 6 është Alketa Vejsiu. Më herët është raportuar se ajo mund t’i bashkohet panelit, madje është diskutuar edhe mundësia që të jetë një zë i tretë ose të ulet përkrah Hajdarit.

Edhe për banorët dhe datën e nisjes së edicionit të ri ende nuk ka një njoftim përfundimtar.

Sa i përket moderimit, duket se dilema është më e vogël. Ledion Liço deklaroi në finalen e BBVA 5 se do të rikthehej edhe në sezonin e ardhshëm: “Po, do të jem vitin që vjen, shihemi”.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i madh i BBVA 6 do të jetë pikërisht në panelin e opinionistëve dhe nëse Arbër Hajdari do të mungojë për herë të parë pas disa edicionesh.