Elijona i jep fund aludimeve: Konfirmon ndarjen nga Klodi dhe bën një kërkesë për fansat...

Elijona Binakaj via Instagram
Elijona Binakaj via Instagram

Pas ditësh me aludime për ndarje, Elijona ka vendosur të flasë për herë të parë publikisht për marrëdhënien e saj me Klodin, duke konfirmuar se dyshja nuk është më bashkë.

Dyshimet për një ndarje nisën pasi të dy hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale. Për më tepër, Elijona fshiu edhe fotografitë e përbashkëta që kishte publikuar më herët me Klodin.

Këto veprime nxitën menjëherë reagimet e fansave, të cilët nisën të aludonin se lidhja e tyre kishte marrë fund. Megjithatë, deri tani, as Elijona dhe as Klodi nuk kishin dhënë një konfirmim publik.

Tashmë, Elijona ka zgjedhur të flasë vetë, duke konfirmuar lajmin dhe njëkohësisht duke kërkuar që ndarja e tyre të respektohet dhe të mos kthehet në temë diskutimi.

“Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, ka shkruar ajo.

Elijona ka theksuar se një pjesë e madhe e publikut e ka ndjekur rrugëtimin e saj, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

“Ndonjëherë dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë”, është shprehur ajo, duke shtuar se respekton gjithçka që kanë përjetuar së bashku.

Në fund, Elijona ka bërë të qartë se nuk dëshiron të flasë keq për ish-partnerin e saj, duke zgjedhur të ruajë privatësinë dhe dinjitetin e të dyve.

“Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë do të vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten”, ka përfunduar ajo.

Elijona Binakaj via Instagram Story