“Sekreti” i linjave të Franceskës/ Ish-banorja e BBVIP zbulon rutinën: “Fasting” dhe ushqime të freskëta

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Franceska Murati, ka treguar për ndjekësit se si kujdeset për formën e saj fizike dhe çfarë përfshin rutina e saj ushqimore.

Përmes një bashkëbisedimi në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, Franceska zbuloi disa nga zakonet që ndjek për të ruajtur linjat.

E pyetur se çfarë konsumon për ta mbajtur trupin në formë, ajo tha se në regjimin e saj mbizotërojnë ushqimet natyrale dhe sa më pak të përpunuara.

Franceska Murati via Instagram Story

Franceska tregoi gjithashtu se praktikon agjërimin me ndërprerje (fasting). Sipas saj, vaktin e fundit e konsumon rreth orës 19:00, ndërsa vaktin e parë të ditës e ha rreth 11:00-12:00.

Para vaktit të parë, ajo preferon ta nisë ditën me kafe pa qumësht dhe shumë ujë.

Sa i përket ushqimeve që përfshin në dietën e saj, një vend të rëndësishëm zënë proteinat, veçanërisht mishi, vezët dhe kosi. Këto, sipas saj, shoqërohen rregullisht me perime dhe fruta.

Por duket se Franceska ka ndërmend të tregojë edhe më shumë. Ajo ka paralajmëruar se po mendon të realizojë së shpejti një video në formatin “What I Eat in a Day”, ku do të tregojë konkretisht se çfarë konsumon gjatë një dite.

Kështu, ndjekësit mund të kenë mundësinë të shohin nga afër menunë e përditshme të ish-banores së BBVIP dhe mënyrën se si ajo organizon vaktet e saj.