Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se kanë arritur në një pikë kritike, pasi një debat mes dy banorëve ka kaluar kufijtë e lejuar të formatit, i cili ka rregull strikt për moslejimin e kontaktit fizik.
Në qendër të incidentit janë bërë Rogerti dhe Gimbo. Sipas pamjeve që po qarkullojnë gjerësisht në rrjet, mes tyre ka pasur një debat të fortë të shoqëruar me tone të larta.
Situata është përshkallëzuar kur Gimbo është afruar shumë pranë Rogertit, duke u përballur me të nga afër. Në kulmin e tensionit, Rogerti ka reaguar duke e goditur dorën e Gimbos me dorën e tij.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Albania do të marrë masa disiplinore ndaj njërit prej banorëve, përfshirë edhe mundësinë e përjashtimit nga gara.





