“E pabesueshme!” – Arbana Osmani kap ‘gjuhën sekrete’ të banorëve me familjarët nga jashtë...

Arbana Osmani via Instagram
Arbana Osmani via Instagram

Një tjetër prapaskenë surprizuese është zbuluar në Ferma VIP, ku disa konkurrentë dyshohet se kanë gjetur një mënyrë për të anashkaluar izolimin dhe për të marrë informacione nga jashtë.

Sipas raportimeve, banorët kishin rënë dakord me familjarët e tyre që para hyrjes në program për të përdorur ngjyrat e veshjeve si kode, të cilat sinjalizojnë se si po perceptohen nga publiku dhe nëse duhet të ndryshojnë strategji në lojë.

Kjo skemë është zbuluar nga moderatorja Arbana Osmani, e cila e trajtoi drejtpërdrejt gjatë spektaklit, duke bërë të qartë se produksioni është tashmë në dijeni të kësaj praktike.

Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa konkrete për të ndaluar çdo formë komunikimi të koduar me jashtë, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të formatit.

Në të njëjtën kohë, Arbana njoftoi edhe një rregull të ri penalizues: çdo konkurrent që vendos të largohet me dëshirë nga gara do të shkaktojë një ulje prej 10,000 eurosh nga çmimi i madh.

Ky zbulim ka ndezur reagime të shumta, duke ngritur diskutime mbi fair-play-in dhe mënyrat kreative që konkurrentët përdorin për të fituar avantazh.