Vis Pupa çudit me rrëfimin në Ferma VIP: “Rashë në dashuri me zyshën e klasës së parë”

Vis Pupa çudit me rrëfimin në Ferma VIP: “Rashë në dashuri me zyshën e klasës së parë”

Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar ditëlindjen e tij të 49-të brenda spektaklit “Ferma VIP”, ku fermerët i kanë organizuar surpriza dhe urime të veçanta.

Një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes ka qenë pikërisht një mesazh special nga mësuesja e tij e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi, e cila solli kujtime nga dita e parë e aktorit në shkollë.

Gjatë këtij momenti nostalgjik, edhe vetë Visi ka ndarë një histori personale që ka habitur të pranishmit.

Ai ka treguar me humor dhe sinqeritet se si, në fëmijëri, kishte një pëlqim të veçantë për mësuesen e tij.

“Kam pasur shumë dëshirë për shkollën, mezi e prisja. Kur pashë zysh Enxhin, u mahnita sa e bukur ishte… unë i kam pasur gjithmonë qejf njerëzit e bukur. Ka qenë një njeri i mrekullueshëm. Në fakt, isha i ‘dashuruar’ me zyshën”, u shpreh ai.

Sipas rrëfimit të tij, kjo simpati fëmijërore ka ndikuar edhe në sjelljen e tij në klasë, deri në atë pikë sa familja e tij është detyruar ta largojë nga klasa e parë.

Momenti ka shkaktuar të qeshura dhe reagime në studio, duke u kthyer në një nga episodet më të lehta dhe argëtuese të mbrëmjes në “Ferma VIP”.