Video prekëse/ Mimoza Ahmeti rrëfen: “S’kam çfarë të vesh, më ndihmoi Ola…”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Edhe pse publiku është mësuar ta shohë gjithmonë të fortë, me humor dhe mjaft aktive në debatet e “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka treguar së fundmi një anë më të ndjeshme, që ka prekur shumë ndjekës.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje nga një bisedë e saj me këngëtaren Jonida Maliqi, ku flitet për përgatitjet për spektaklin e radhës. Gjatë bisedës, ajo shprehet e shqetësuar për mungesën e veshjeve për natën e “Prime”.

“Është Prime dhe nuk e di çfarë do vesh,” dëgjohet të thotë ajo, duke ngritur një shqetësim që fillimisht duket i zakonshëm.

Por ajo që ka prekur më shumë publikun është rrëfimi i saj i sinqertë, ku lë të kuptohet një ndjenjë vetmie. Sipas saj, nuk ka askënd jashtë që ta ndihmojë, ndërsa për momentin po mbështetet te gjërat që ka dhe një xhaketë që ia ka dhuruar Ola, me shpresën se do ta përdorë për spektaklin.

Kjo anë më e brishtë e saj ka sjellë reagime të shumta dhe mbështetje nga publiku në rrjetet sociale.