Atmosfera në Ferma VIP vazhdon të mbetet e tensionuar, sidomos pas ndëshkimit të Ilir Shaqiri nga produksioni.
Një incident i ri ka ndodhur pranë çadrës ku Iliri po qëndron i izoluar, duke shkaktuar reagime të menjëhershme mes banorëve dhe në rrjetet sociale.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, Zhaku iu afrua balerinit ndërsa ai ishte i shtrirë dhe, për një moment, hipi sipër tij në formë provokimi apo shakaje.
Veprimi duket se nuk është pritur aspak mirë nga Ilir Shaqiri, i cili reagoi menjëherë i irrituar duke e shtyrë Zhakun me duar.
Pas këtij momenti, situata degradoi në një shkëmbim ofendimesh në distancë mes dy banorëve, duke rikthyer edhe një herë tensionet e forta brenda fermës.
"Ferma Vip"/Vizion Plus via TikTok
Pamjet kanë ndezur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit po komentojnë sjelljen e të dy konkurrentëve dhe faktin se masat disiplinore të marra së fundmi duket se nuk kanë arritur të qetësojnë situatën në Ferma VIP.




