Ngjarjet në Ferma VIP po marrin zhvillime të papritura, sidomos sa i përket raportit mes Indrit dhe Vanesës.
Vetëm pak kohë më parë, Indri shprehu hapur pëlqimin për Vanesën, ndërsa ajo u tregua e rezervuar, duke theksuar se dëshironte të ruante një marrëdhënie miqësore për shkak të situatës së saj jashtë.
Por zhvillimet e fundit duket se kanë ndryshuar rrjedhën e kësaj historie. Një video që po qarkullon në rrjet i shfaq ata në momente shumë të afërta, mes përqafimesh dhe afrimiteti, duke ngritur dyshime mbi kufijtë që ishin vendosur më parë.
Kjo situatë ka ndezur reagime të forta nga publiku, jo vetëm për afrimitetin e tyre, por edhe për faktin që Vanesa ka deklaruar se ka një partner jashtë. Në rrjetet sociale, ndjekësit kanë shprehur konfuzion dhe kritika, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e saj.
Nga ana tjetër, ka edhe zëra që dyshojnë mbi vërtetësinë e lidhjes së saj jashtë, duke e konsideruar të gjithë situatën si pjesë e strategjisë së lojës për të tërhequr vëmendje.
Mbetet për t’u parë nëse Vanesa do të japë një sqarim dhe si do të evoluojë marrëdhënia mes saj dhe Indrit në vijim.




