Ngjarjet në Ferma VIP 3 vazhdojnë të krijojnë diskutime, dhe së fundmi një situatë me përmbajtje të papërshtatshme ka bërë bujë në rrjet.
Në qendër të kësaj ngjarjeje është vendosur banori i ri, Klodi. Gjithçka nisi gjatë një bisede mes vajzave, ku Gresa po komunikonte me Sonin në dialekt, duke përdorur një shprehje që u interpretua ndryshe nga ai.
Në këtë moment, Klodi ndërhyri në bisedë duke e kthyer situatën në një drejtim vulgar, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm për një program televiziv. Komenti i tij u pa nga shumë si i qëllimshëm dhe jo thjesht si keqkuptim.
Ky reagim nuk është pritur mirë nga publiku, i cili ka shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale. Shumë ndjekës kanë kritikuar ashpër përdorimin e një gjuhe të tillë, duke theksuar se standardet e komunikimit në televizione duhet të jenë më të kujdesshme.




