“Ke njerëz jashtë…” – Vanesa pranon ndjenjat për Indrin, Jonida dhe Sara reagojnë me dyshime...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Situatat në Ferma VIP po bëhen gjithnjë e më të ndërlikuara, sidomos për raportin që është krijuar mes Vanesës dhe Indrit.

Pas afrimitetit dhe momenteve të përzemërta që kanë tërhequr vëmendjen në rrjet, Vanesa ka vendosur të flasë hapur me mikeshat e saj, Jonidën dhe Sarën, duke pranuar se ka filluar të ndjejë diçka për Indrin.

Megjithatë, reagimi i tyre nuk ishte ai që ajo priste. Të habitura nga kjo situatë, Jonida dhe Sara e këshilluan të mos nxitonte dhe të tregonte kujdes me këtë raport brenda formatit.

Jonida u shpreh më drejtpërdrejt, duke i kujtuar natyrën e lojës dhe faktin që brenda reality show-t gjithçka mund të jetë strategji. Ajo theksoi se brenda shtëpisë ka më shumë fjalë sesa veprime reale dhe se Vanesa nuk e njeh mjaftueshëm Indrin për të besuar plotësisht.

Nga ana tjetër, edhe Sara la të kuptohej se jashtë formatit mund të ketë faktorë të tjerë për t’u marrë parasysh, duke nënkuptuar lidhjen që Vanesa ka përmendur më herët jashtë shtëpisë.

"Ferma Vip" - Vizion Plus

Të dyja vajzat insistuan se ambienti i lojës është i mbushur me njerëz që ndjekin interesat e tyre dhe se ndjenjat në këtë kontekst mund të jenë të përkohshme ose edhe pjesë e një strategjie.

Kjo bisedë ka shtuar pikëpyetje mbi të ardhmen e raportit mes Vanesës dhe Indrit, duke lënë të hapur dilemen nëse ajo do të ndjekë këshillat e mikeshave apo do të zgjedhë të dëgjojë ndjenjat e saj.