Debatet dhe tensionet në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të krijojnë reagime edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi ka reaguar Toni Bollati, babai i banores Selina, i cili ishte i ftuar në emisionin Big Brother VIP Fan Club të moderuar nga Kiara Tito.
Gjatë intervistës, ai komentoi deklaratat që, sipas tij, janë bërë nga Rogert Sterkaj ndaj vajzës së tij brenda shtëpisë. Bollati u shpreh se nuk e njeh personalisht Rogertin dhe se nuk kishte dëgjuar për të deri në momentin kur ai u bë pjesë e reality show-t.
Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se ndodhet në burg, duke theksuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Duke folur për ofendimet ndaj vajzës së tij, Bollati iu drejtua publikisht familjes së Rogertit, duke bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se, sipas rregullave të Kanunit, ofendimi i një vajze konsiderohet edhe si fyerje ndaj familjes së saj.
Ndërkohë, kujtojmë se Rogert Sterkaj ka deklaruar më herët në shtëpinë e Big Brother VIP Albania se tezja e Selinës i kishte thënë se babai i saj ndodhej në burg. Kjo deklaratë është mohuar nga vetë banorja gjatë qëndrimit të saj në program.





