Selin Bollati shqetëson fansat: “Na zunë mallkimet tuaja” – postimi që ngriti pikëpyetje...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një postimi të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në një InstaStory, ajo është parë e shtrirë, ndërsa ndau me fansat shqetësimin e saj për mënyrën si po ndihet.

Në mesazhin e saj, ajo shkruan:

“Ky mëngjes na gjeti shumë të sëmurë, ose na zunë ‘mallkimet’ tuaja, jam akoma në mëdyshje…”, duke shtuar më tej:
“Deri atëherë, mos harroni… Sholina prap ju dooo!!”

Selin Bollati via Instagram Story

Ky postim është interpretuar nga shumë ndjekës si një reagim ndaj kritikave dhe komenteve negative që ajo ka marrë pas përfundimit të spektaklit.