Mateo Borri ka bërë një rikthim nostalgjik në kohë, duke ndarë me ndjekësit një fotografi të rrallë nga viti 2013, që tregon fillimet e tij në palestër dhe në aktivitetin fizik.
Në imazhin e publikuar në InstaStory, Mateo shfaqet shumë i ri në palestër. Krahas fotos, ai ka shkruar një mesazh që përmbledh rrugëtimin e tij ndër vite:
“Started with a dream. Stayed for the discipline.”

Mateo Borri via Instagram Story
Në shqip: “Nisi me një ëndërr. Vazhdova falë disiplinës.”
Postimi duket si një mënyrë për të treguar se pas rezultateve fizike që ka arritur sot fshihen vite përkushtimi, disipline dhe vazhdimësie.
Fotografia e vjetër ka tërhequr vëmendjen pikërisht për kontrastin me pamjen e tij sot, duke treguar se rrugëtimi i Mateos në palestër ka nisur shumë vite më parë.




