“Nuk e meriton gjithë atë sukses”: Përgjigjja e Mozës për Kadarenë habit banorët...

“Nuk e meriton gjithë atë sukses”: Përgjigjja e Mozës për Kadarenë habit banorët...

Gjatë një loje të zhvilluar në “Ferma VIP”, ku banorët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve të fshehura në letra, Mimoza Ahmeti u vendos përballë një pyetjeje mjaft delikate: të tregonte emrin e një kolegu apo kolegeje që sipas saj nuk e meriton suksesin që ka.

Fillimisht e pasigurt nëse duhej të përmendte një personazh nga formati apo nga jeta jashtë tij, ajo u nxit nga fermerët e tjerë të zgjidhte këdo që dëshironte.

Pas disa çastesh hezitimi, shkrimtarja dha një përgjigje që surprizoi të pranishmit dhe publikun:

“Po për shembull, po them për Ismail Kadare që e kam koleg në fushën time, unë mendoj që ai nuk e meriton gjithë atë sukses që ka.”

Deklarata e saj shkaktoi reagime të menjëhershme mes banorëve, ndërsa në rrjet komentet janë ndarë mes habisë, kritikave dhe debatit mbi këtë qëndrim ndaj një prej emrave më të njohur të letërsisë shqiptare.

Instagram Reel
DYAxiNTCBKe