Përplasja mes artistëve dhe ONIMA po bëhet gjithnjë e më e ashpër, sidomos pas vendimit të pronarit të saj, Erkand Shabani, për të denoncuar disa figura publike. Një nga reagimet më të forta ka ardhur nga Xheneta Fetahu, e cila ishte pjesë e listës së publikuar prej tij.
Në një postim në rrjetet sociale, Xheneta Fetahu ka reaguar me tone ironike, duke e minimizuar situatën dhe duke lënë të kuptohet se nuk ndihet aspak e kërcënuar nga hapat ligjorë të ndërmarrë. Ajo e cilësoi gjithë situatën si një dramë të ekzagjeruar dhe e sfidoi publikisht Erkand Shabani që ta çojë çështjen deri në fund.

Xheneta Fetahu via Instagram Story
Por reagimi i saj nuk u ndal me kaq. Në fund të mesazhit, Xheneta Fetahu hodhi edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj drejtuesit të ONIMA, duke i kërkuar publikisht që të shlyejë detyrimet ndaj stafit.
Ky reagim pritet të ndezë edhe më tej debatin, duke e thelluar përçarjen mes artistëve dhe kompanisë muzikore.





