Pas përmendjes së emrit të Hatixhe Brikës, një tjetër personazh i njohur i showbizit shqiptar është bërë pjesë e deklaratave lidhur me materialet që pretendohet se kanë të bëjnë me Ergys Agasin.
Gazetari Elton Tozaj, gjatë emisionit “Radar”, deklaroi se Rezarta Shkurta është një prej personave që, sipas informacioneve të tij, figuron në komunikimet e Agasit.
“Rezarta Shkurta është një nga personazhet që konfiguron në komunikimet e Gys Agasit”, deklaroi Tozaj.
Gazetari la të kuptohet gjithashtu se emrat e përmendur nuk mbarojnë me kaq. Sipas tij, në materialet për të cilat po diskutohet figurojnë edhe dy moderatorë dhe një gazetare, por ai nuk bëri të ditur identitetet e tyre.
Deklaratat vijnë pak ditë pasi emri i Hatit u përfshi në raportime që lidhen me materiale audio dhe video që pretendohet se kanë dalë nga zyra e Ergys Agasit. Influencerja reagoi publikisht duke kërkuar prova për pretendimet: “Ku i keni provat? Nxirrni provat.”
Sa i përket Rezarta Shkurtës, Tozaj foli konkretisht për ekzistencën e komunikimeve, por nuk dha detaje mbi përmbajtjen apo natyrën e tyre. Deri tani, nuk është bërë publik ndonjë material që të qartësojë se për çfarë kanë komunikuar.
Deklaratat e gazetarit mbeten pretendime të bëra publikisht në emisionin “Radar”, ndërsa deri në momentin e publikimit, Rezarta Shkurta nuk ka reaguar lidhur me këto deklarata.




