Momente prekëse mes Xhensilës dhe Besit! Bashkohen për Ajkën në Festën e Abetares...

Momente prekëse mes Xhensilës dhe Besit! Bashkohen për Ajkën në Festën e Abetares...

Një ditë plot emocion për Ajkën, vajzën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, e cila festoi dje Festën e Abetares mes dashurisë dhe krenarisë së dy prindërve të saj.

Edhe pse prej kohësh kanë ndarë rrugët, Xhensila dhe Besi u bënë bashkë për të qenë pranë vajzës së tyre në këtë moment kaq të rëndësishëm, duke emocionuar ndjekësit me dedikimet në rrjetet sociale.

Këngëtarja publikoi në Instagram një video prekëse nga festa e Ajkës, të shoqëruar me fjalë plot dashuri, ku u shpreh se nuk ishte ndjerë kurrë më krenare për të bijën sesa në atë çast të veçantë.

Instagram Reel
DYB_8mGsLmZ

Nga ana tjetër, edhe Bes Kallaku i dedikoi Ajkës një mesazh të ngrohtë dhe emocional, duke e quajtur “lulja e bukur e gjakut tim”. Aktori dhe humoristi theksoi se ndihet tepër krenar për të dhe se do të jetë gjithmonë pranë saj.

Bes Kallaku via Instagram Story

Pavarësisht ndarjes, dyshja tregoi edhe një herë se për momentet më të rëndësishme të vajzës së tyre, ata dinë të lënë gjithçka pas dhe të qëndrojnë të bashkuar si prindër.