Detaje të reja për arrestimin e Gjestit: Dyshohet për konflikt me pronarin…

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Këngëtari i njohur Gjesti është ndaluar nga Policia e Kosovës, ndërsa mediat kanë raportuar detaje të reja për arsyet e arrestimit të tij.

Sipas informacioneve të publikuara nga Demantim News, artisti dyshohet se është përfshirë në një përplasje me Erkand Shabani, i cili është pronari i kompanisë muzikore Onima Music. Raportohet se gjatë këtij konflikti këngëtari e ka kërcënuar atë me armë zjarri.

Burimet mediatike pretendojnë se mes dy palëve ka pasur tensione edhe më herët. Konflikti dyshohet se lidhet me një kontratë që Gjesti kishte nënshkruar me kompaninë para pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania. Pas përfundimit të eksperiencës në reality show, artisti thuhet se ka kërkuar të ndërpresë marrëveshjen, gjë që mund të ketë sjellë përplasjen mes tyre.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar pretendimet e bëra në publik.

Kujtojmë se kohët e fundit Gjesti kishte qenë më pak aktiv në skenën muzikore, edhe për shkak të një periudhe të vështirë personale pas humbjes së vëllait të tij.