Hyrjet e reja në Ferma VIP kanë sjellë menjëherë tension dhe përplasje mes banorëve.
Klodi Dedja, i cili iu bashkua garës së fundmi, ka hyrë me një qasje të drejtpërdrejtë, duke provokuar reagime që në momentet e para. Sjellja e tij ka nxitur menjëherë debat, sidomos me Mimoza Ahmeti.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet një moment tensioni mes tyre. Mimoza, e bezdisur nga mënyra e komunikimit të Klodit, vendos t’i japë fund bisedës në mënyrë të prerë, duke iu drejtuar me tone të ashpra para se të largohej.
Ky episod tregon qartë se Klodi ka hyrë në lojë me synimin për të krijuar dinamika dhe për të sfiduar banorët më të fortë.
Mbetet për t’u parë si do të evoluojë marrëdhënia mes tij dhe Mozës, si dhe si do të përshtatet ai me pjesën tjetër të banorëve në ditët në vijim.




