“Humba lojën, por fitova më shumë” – Akili reagon pas largimit nga Ferma VIP...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Pas shumë spekulimeve dhe diskutimeve në rrjet për largimin e tij, Akili ka reaguar më në fund pas eliminimit nga Ferma VIP.

Në një postim në InstaStory, ai ka zgjedhur të mos fokusohet te polemikat apo arsyet e daljes, por te përvojat dhe lidhjet që ka krijuar gjatë qëndrimit në fermë.

Duke ndarë një kolazh fotosh me Mimoza Ahmeti, Soni Malaj dhe Gresa, ai ka theksuar se këto marrëdhënie janë “fitorja” e tij më e madhe nga kjo eksperiencë.

Akil Varfi via Instagram Story

Me tone pozitive, Akili la të kuptohet se pavarësisht se nuk vazhdoi më tej në lojë, ai ka fituar diçka më të vlefshme, miqësi të sinqerta që nuk blihen me para.

Në mesazhin e tij, ai u shpreh se loja mund të ketë përfunduar për të, por jeta vazhdon dhe shumë shpejt do të rikthehet sërish pranë publikut që e ka mbështetur.