Zyrtare/ “Për’puthen” rikthehet në ekran: Zbulohet data dhe surprizat e sezonit të ri...

Heidi Baci via Instagram
Heidi Baci via Instagram

Pritjes për sezonin e ri të “Për’puthen” po i vjen fundi. Top Channel ka zbuluar zyrtarisht datën kur programi i dashurisë do të rikthehet në ekran, duke nisur një tjetër sezon me protagonistë dhe dinamika të reja.

Sipas njoftimit të publikuar në faqet zyrtare të televizionit dhe programit, “Për’puthen” do të nisë më 21 shtator dhe do të transmetohet nga e hëna në të premte, në orën 18:15.

Një nga ndryshimet më të mëdha të këtij sezoni lidhet me drejtimin e programit. Në krye të formatit do të jetë Heidi Baci, e cila rikthehet në ekran në një rol të ri, këtë herë si moderatore e “Për’puthen”.

Krah saj do të jenë Erjola Doçi dhe Drini Zeqo, të cilët do të marrin rolin e opinionistëve, duke komentuar dhe analizuar situatat dhe dinamikat mes konkurrentëve.

Me datën e rikthimit tashmë të konfirmuar, vëmendja zhvendoset te protagonistët e rinj që do të kërkojnë dashurinë përpara kamerave.

Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë risitë e këtij sezoni, si dhe nëse produksioni do të sjellë ndryshime në mënyrën se si do të zhvillohet loja dhe njohjet mes konkurrentëve.

Një gjë është e sigurt: “Për’puthen” rikthehet më 21 shtator, në orën 18:15, për një sezon të ri në ekranin e Top Channel.