Një koment i vetëm në rrjetet sociale ka mjaftuar që emrat e Feros dhe këngëtares Diona Fona të përfundojnë në qendër të vëmendjes.
Në postimin më të fundit të artistes, reperi Fero ka lënë një koment që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.
Ai ka shkruar publikisht: “Të dua”, një shprehje që ka ndezur menjëherë diskutime dhe aludime për një romancë të mundshme mes tyre.

Ky veprim ka bërë që fansat të nisin të spekulojnë mbi natyrën e raportit mes dy artistëve, duke ngritur pyetjen nëse bëhet fjalë për një miqësi të afërt apo për diçka më shumë.
Deri tani, as Fero dhe as Diona Fona nuk kanë dhënë ndonjë reagim publik për të sqaruar komentin, duke lënë hapësirë për interpretime në rrjet.
Megjithatë, ndërveprimi i tij ka mjaftuar që emrat e tyre të përmenden gjithnjë e më shpesh bashkë, duke i shtuar zërat për një lidhje të mundshme.
Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse bëhet fjalë për një romancë të re në showbiz apo thjesht për një shprehje spontane në rrjete sociale.




