Françeska Rrustem në protestë në Prishtinë, pozon krah Anita Haradinajt dhe Time Kadrijajt...

Françeska Rrustem via Instagram Story
Françeska Rrustem via Instagram Story

Protestat në sheshin e Prishtinës kundër vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë vijuar prej disa ditësh, duke mbledhur qytetarë dhe figura publike.

Protestat pasojnë aktgjykimin e 16 shtatorit 2026, kur Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin për disa krime lufte dhe dhanë dënime me burgim.

Në mbështetje të protestuesve është shfaqur edhe Françeska Rrustem. Moderatorja dhe modelja ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje nga sheshi i kryeqytetit, ku shihet mes pjesëmarrësve të tubimit.

Në një prej fotografive të publikuara në Instagram Story, Françeska ka pozuar krah Anita Haradinajt dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.

Françeska Rrustem via Instagram Story

Ajo ka ndarë gjithashtu pamje nga protesta, ku shihen pjesëmarrës me simbole të UÇK-së dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Krahas fotografive, Françeska ka përdorur edhe hashtagun #jonëemrintim, duke iu bashkuar publikisht kësaj thirrjeje.

Françeska Rrustem via Instagram Story

Protestat në Prishtinë kanë vijuar për disa net radhazi. Sipas raportimeve të 24 shtatorit, protesta e nëntë është zhvilluar në sheshin “Skënderbej”, ndërsa në program janë parashikuar edhe fjalime dhe pjesëmarrje të figurave publike.