“Po më përmendni pak si shumë, kujdes!” Rozana Radi paralajmëron: “Tani do shikoni edhe versionin tjetër”

Rozana Radi via Instagram
Rozana Radi via Instagram

Rozana Radi ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të fortë të publikuar në Instagram, ku duket se u drejtohet disa personave që, sipas saj, po e përmendin më shumë seç duhet.

“Po më përmendni pak si shumë… KUJDES!”, shkruan këngëtarja në nisje të reagimit, duke lënë të kuptohet se durimi i saj mund të jetë drejt fundit.

Në vijim, Rozana kujton edhe eksperiencën e saj në Big Brother VIP Albania, duke thënë se gjatë qëndrimit në format kishte zgjedhur të tregonte vetëm një pjesë të vetes dhe të ruante shumë prej njerëzve përreth saj.

“Shikoni, ju keni parë në Big një Rozanë që i kam ruajtur shumë njerëzit. Nuk e donit atë version? Sepse po ta donit, do të isha e para”, shprehet ajo.

Por më pas, këngëtarja e bën edhe më të qartë paralajmërimin e saj:

“Tani do shikoni edhe versionin tjetër. Se di ta bëj edhe atë, mos kini merak. Dy duar për një kokë, thotë populli…”.

Në fund, Radi e mbyll reagimin me një shprehje të hallës së saj, Dranes, duke i dhënë mesazhit edhe një dozë humori:

“M’ka pas thanë mu halla Drane: Mos e nguc grethin me krane, se e nguc, bash t’zezën tane!”.

Rozana Radi via Instagram Story

Megjithatë, Rozana nuk përmend asnjë emër dhe nuk sqaron se kujt i drejtohet konkretisht. Kjo e lë të hapur enigmën se kush e ka acaruar këngëtaren dhe nëse “versioni tjetër” që ajo paralajmëron do të sjellë edhe më shumë detaje.