Mbrëmja e fundit e “Ferma VIP” solli eliminime, emocione të forta dhe zhvillime që askush nuk i priste, duke ndryshuar menjëherë dinamikën e lojës.
Pas vendimit të publikut për të eliminuar Fabjola Elezajn pas incidentit të shumëpërfolur, një tjetër largim surprizoi banorët dhe publikun: Gresa vendosi të ndërpresë vetë rrugëtimin e saj në reality show.
Por produksioni nuk humbi kohë dhe menjëherë solli dy hyrje të reja që premtojnë të trazojnë atmosferën në fermë.
Banoret që iu bashkuan garës janë: Kostana Morava, gazetarja e njohur për qëndrimet e forta, artikulimin dhe debatet pa filtra dhe Inida Gjata (Zhaku), artistja dhe personazhi shumë i komentuar publik, e njohur për natyrën rebele, spontane dhe tepër të drejtpërdrejtë.
Hyrja e tyre ka ngjallur menjëherë kuriozitet të madh në rrjet, pasi të dyja konsiderohen si karaktere të forta që nuk shmangen nga debatet dhe përplasjet.
Publiku tashmë pret me interes të shohë se si Zhaku dhe Kostana do të ndikojnë në marrëdhëniet mes banorëve dhe cilat dinamika të reja do të ndezin brenda “Ferma VIP”.




