Era Istrefi bëhet teze për herë të dytë: Ja momenti emocionues me mbesën e sapolindur...

Era Istrefi via Instagram
Era Istrefi via Instagram

Era Istrefi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, teksa është bërë teze për herë të dytë.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi të ëmbël, ku shfaqet duke mbajtur në krahë mbesën e saj të sapolindur, vajzën e motrës së saj, Nita Istrefi.

Krahas fotos, ku Era shihet duke përqafuar vogëlushen me shumë dashuri, ajo ka shkruar edhe një mesazh të ndjerë, duke i uruar një jetë të mbushur me dashuri, lumturi dhe shëndet.

“Duke u takuar me mbesën time të bukur.
Shpirti im i vogël, më i ëmbli, me fytyrën më të bukur dhe energjinë më të pastër. Nuk e ke idenë se sa shumë dashuri ke sjellë tashmë në jetët tona.”

Era vijoi dedikimin e saj me urime për vogëlushen, duke shkruar se prania e saj ndihet si “shërim” dhe si “një copëz e vogël qielli”.

“Bota qoftë gjithmonë e mirë me ty, zemra jote qoftë gjithmonë plot dashuri dhe jeta të dhëntë çdo gjë të bukur që meriton.”

Në fund, këngëtarja e mbylli mesazhin me një urim të veçantë për anëtaren më të re të familjes:

“Je aq e dashur, engjëll i vogël. Mirë se erdhe në botë.”

Era Istrefi via Instagram Story

Me këtë moment të veçantë, Era Istrefi ka treguar edhe një herë anën e saj më të ndjeshme, duke mirëpritur me shumë dashuri ardhjen në jetë të mbesës.