Yll Limani ka prekur zemrat e ndjekësve me një urim të veçantë për nënën e tij, e cila feston ditëlindjen. Këngëtari ka zgjedhur ta shprehë publikisht dashurinë dhe mirënjohjen përmes një mesazhi emocional të publikuar në InstaStory.
Krahas një fotografie ku shfaqet duke përqafuar të ëmën, artisti shkroi:
“Urime ditëlindja mam. S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu. Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje. Krejt çka shpresoj osht që je krenare me mu. Të dua. Edhe 100.”

Ylli Limani via Instagram Story
Me këto fjalë, Yll Limani vuri në pah sakrificat e heshtura të nënës së tij dhe mirënjohjen e pafund për gjithçka ajo ka bërë ndër vite. Ai theksoi se dëshira e tij më e madhe është që ajo të ndihet krenare për rrugëtimin dhe arritjet e tij.
Dedikimi u prit me reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët vlerësuan sinqeritetin e artistit dhe lidhjen e fortë familjare që ai zgjodhi të ndajë me publikun.




